KAVAJË- Policia e Kavajës ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku dy persona pas një sherri kanë humbur jetën. Sipas bluve të Kavajës, Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Për shkak të plagëve të marra dy personat kanë ndërruar jetën në spital. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko