Në kuadër të operacionit “Fijet e Krimit”, policia e Tiranës ka çmontuar dhe sekuestruar 155 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Për rrjedhojë janë vënë nën hetim 37 persona, të cilët i kishin montuar kamerat në mënyrë të paligjshme duke ndërhyrë në jetën private të qytetarëve, njoftoi policia.

Disa nga personat që janë vënë nën hetim nga policia janë: Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genci Ferhati.

Gjergj Cukali njihet si i “forti” i Myslym Shyrit ndërsa Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Ndërkaq, Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re