Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për deklarimin e burimeve të pasurisë tre personazheve të tjera të botës së krīmit.

OFL iu është drejtuar të dënuarve në Tiranë Çlirim Marku, Oltjan Maxhari dhe Spartak Muçaj.

Njoftimi i OFL:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prōstitucioni”;
O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”;
S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prōstitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re