Një një burrë nga Britani është arrestuar dhe burgosur nga autoritetet franceze, pasi ka tentuar që të dërgojë emigrantë nga Franca drejt Britanisë së Madhe. Sipas mediave të huaja, Uayne Mills, 54 vjec, është personi i tretë që burgoset, pasi po tentonte të trafikonte 5 shqiptarë me një varkë drejt Anglisë.

Rojet bregdetare kanë pikasur varkën me emigrantë dhe pas ndjekjes kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi se Mills u dënua 4 vjet burg dhe i është ndaluar që të hyjë në Francë për 10 vjet.

Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është britanik, u dënuan më parë dhe u burgosën në Francë pasi u arrestuan ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga porti francez i Cherbourg më 27 qershor në një anije të vogël me pesë migrantë shqiptarë në bord.

Personi që drejtonte varkën, Joshua Van Praagh, 25 vjeç nga Portsmouth u burgos për tre vjet dhe u ndalua të kthehej në Francë për 10 vjet. Edhe shqipttari Armando Hodo 25 vjeç u burgos për 3 vjet dhe gjithashtu iu ndalua hyrja në Francë.

Edhe pse autoritetet bënë të mundur kapjen e anijes, mësohet se të paktën 202 migrantë arritën të kalojnë në Britani një ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re