Dy shqiptarë u arrestuar nga Karabinierët e Valenzës, ndërsa po dilnin nga një ndërtesë apartamenti ku kishin vjedhur pak minuta më herët.

Në pranga përfunduan Kadri Xheleshi, 42 vjeç, dhe Sokol Muca, 36 vjeç, të dy me vendbanim në Valenza, personazhe tashmë të njohur për policinë. Në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën edhe sendet e vjedhura dhe materialet e përdorura për të hyrë në apartament. Vjedhjet e kryera në banesë kryesisht bizhuteri, kapin shifrën e dhjetë mijë eurove.

Të dy u arrestuan për vjedhje të rëndë, ndërsa gjykata e Alessandria vendosi ndaj tyre masën e arrestit shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor i caktuar janarin e vitit të ardhshëm. Prona e vjedhur iu kthye pronarëve të ligjshëm.