PËRMET- Ngjarje e rëndë në Përmet. Një 24-vjeçar në rrethana të paqarta ka mbytur nënën e vet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “Partizani”. Autori i krimit Albi Muhollari është vënë në pranga, ndërsa viktimë ka mbetur 65-vjeçarja Zeniate Muhollari.

Aktualisht nuk dihen shkaqet, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë. Policia dyshon se autori vuan nga depresioni, por ky element nuk është vërtetuar ende./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re