Skip to content

EMRAT/ Drògë dhe vjèdhje me pasojë vdèkjen, kush janë katër të fortët që shënjestrohen nga OFL

Katër persona kanë marrë kërkesën e OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të cilët identifikohen si Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri. Ata janë të dènuar për pròstitucion, drògë apo vjèdhje me pasojë vdèkjen.

Njoftimi i OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo akùzuar për krím të organizuar apo kríme të rènda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

V.B., banues në Tiranë, i dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike, kryer në bashkëpunim”;

A.P., banues në Curraj, Tropojë, i dènuar për veprat penále “Vjèdhja me pasojë vdèkjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armèmbajtja pa leje”;

B.Gj., banues në Resk, Kukës, i dènuar për veprën pènale “Shfrytëzim pròstitucioni”;

G.T., banues në Korçë, i dènuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/faxweb