BKH ka publikuar emrat e 40 kandidatëve që kanë garuar për postin e Drejtorit të Byros Kombëtare të Hetimit. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja lajmëroi se të enjten u mbyll dhe gara për këtë pozicion.

 

“Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji  Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”).”

 

Ditën e hënë do të shpallen dhe emrat e të aplikantëve që përmbushin kriteret ligjorë, si dhe do të ftohen që të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.

 

Emrat e kandidatëve për Drejtor të BKH-së:

 

Adriatik Ago, Agim Ismaili, Aida Veizaj, Ajas Gjeta, Arben Karkini, Ardian Çipa, Artan Pjetërnikaj, Artan Shkëmbi, Artur Beu, Atnan Shehu, Bardhi Koçi, Blerina Bajollari, Blerta Dervishi, Bujar Madani, Dritan Osmani, Edmond Kasmi, Eduart Merkaj, Endri Hoxha, Enver Levani, Ervin Hodaj, Ervin Hoxha, Gentian Hilla, Gentjan Shehaj, Gjovalin Ulndreaj, Haris Ngjeqari, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Krenar Ahmeti, Kristaq Dashi, Lindita Nushi, Mimoza Haxhihyseni, Pal Shkambi, Pëllumb Seferi, Petrit Imeraj, Rekela Ismaili, Sabri Hoxha, Saimir Shehri, Xhabir Zejnuni, Ylli Pjetërnikaj dhe Zef Preçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re