Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit Sajmir Përpalaj iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Nga verifikimet rezultoi se Sajmir Përpalaj ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin Aleksandër Mehmetaj, i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.

Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po zhvillohet një kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re