Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur një farsë elektorale zgjedhjet vendore të 14 majit. Berisha, në një deklaratë për mediat, shprehet se Rama në bashkëpunim me Bledi Çuçit kanë penduar votimin e qytetarëve duke transferuar emrat e tyre në listat për të votuar në qytete të tjera.

Sipas tij, kjo ndarje është bërë në bazë të bindjeve politike të qytetarëve dhe për këtë shkak nuk votuan rreh 180 mijë shqiptarë.

“PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Ramës dhe ministrit të familjes së tij Çuçi të cilët ndryshuan qendrat e votimit me dokumentet zyrtare të zgjedhësve. PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për tu mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.

Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, emrat e tyre në listat për të votuar ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera, pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim me ligjet. Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë të zgjedhur sipas kriterit të bindjeve politike”, tha ish-kryeministri.

Sali Berisha: Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione sepse blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë në farsën e 2023, jo, ajo është denoncuar nga shqiptarët,. mediat shqiptare e ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit edhe në raste të tjera. Në këtë farsë ndërhyrja ishte e përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euro në nivele që nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.

Pra ky është një tipar i industrisë shtetërore mafioze të blerjes së votës.

Por farsa elektorale e majit 2023 gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar 2 stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij, me stilin Putin i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të tjera të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultatit.

Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjitha pasojat dhe shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit. PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Ramës dhe ministrit të familjes së tij Çuçi të cilët ndryshuan qendrat e votimit me dokumentet zyrtare të zgjedhësve. PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për tu mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.

Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, qendrat e votimit ishin ose emrat e tyre në listat për të votuar ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera, pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim me ligjet. Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë të zgjedhur sipas kriterit të bindjeve politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re