FOTO GJATE MOMENTEVE TE SHOQERIMIT TE NJERIT PREJ TE ARRESTUARVE

Shtatë persona në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe shqiptarë akuzohen për përplasje me armë zjarri mes bandave të drogës.

Të akuzuarit janë paraqitur në gjykatë në Blackburn, ndërsa u tha se objekti i konfliktit ka qenë një shumë prej 220 mijë paund.

Mediet britanike raportojnë se ngjarja për të cilën akuzohen personat ka ndodhur në shkurt, ndërsa Prokuroria në argumentet e saj sqaron:

“Një numër i shtetasve shqiptarë udhëtuan nga zona ‘Cheetham Hill’ e Mançesterit me tre makina dhe pati një “shkëmbim zjarri” në ‘Salus Street’. Si pasojë një person u plagos në këmbë.”

FOTO GJATE MOMENTEVE TE SHOQERIMIT TE NJERIT PREJ TE ARRESTUARVE

Të akuzuarit shqiptarë janë: Ibrahim Beldie, 31 vjeç, Andon Bita, 46 vjeç, Elion Gllava, 25 vjeç.

Po ashtu, nën akuzë janë edhe: Mazar Shah, 39 vjeç, Gulam Rauf, 28 vjeç, Murtaza Ahmed dhe Andrea Zekaqis, 30 vjeç.

Të shtatë u morën në paraburgim deri në një seancë dëgjimore në ‘Burnley Crown Court’ ku ata pritet të paraqiten para gjykatës më 12 gusht.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re