Deputetja Flutura Açka do të jetë kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Sipas News24, mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha, në cilësinë edhe të kreut të grupit parlamentar, me statutin e ri, ia ka deleguar këtë detyrë deputetes, e cila është dhe nënkryetare.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe përbërja e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë dhe Kreshnik Çollaku. Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë. Kujtojmë se detyra e kreut të grupit të PD-së mbahej nga Gazment Bardhi.

PËRBËRJA E RE E GRUPIT

-Lulzim Basha – Kryetar

-Flutura Açka – Nënkryetare, e autorizuar për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në mungesë të Kryetarit të Grupit.

-Kreshnik Çollaku – Nënkryetar

-Arbi Agalliu – Sekretar

-Oriola Pampuri – Zëdhënëse

PËRBËRJA MË HERËT E GRUPIT

Enkelejd Alibeaj kryetar grupi dhe më pas Gazment Bardhi

Nënkryetar Ervin Salianji

Arbi Agalliu – Sekretar

Oriola Pampuri – Zëdhënëse

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re