Skip to content

EMRAT/ “Furtunë” në burgje, ndërrohen drejtorët e IEVP dhe shefat e policisë në Fushë-Krujë dhe Durrës

Mbas 5 vitesh mund te jetoje keshtu 90

Një sërë ndryshimesh kanë ndodhur në zinxhirin e sistemit komandues të disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca.

Në këtë detyrë është emëruar z. Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.

Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor z. Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.