Skip to content

EMRAT: ‘Furtunë’ në polici, Ardi Veliu firmos lëvizjet e drejtuesve të uniformave blu

Me urdher të drejtorit të Përgjithshem të Policisë, Ardi Veliu, janë lëvizur disa drejtues të uniformave blu.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se, Ferdinad Mara, nga kabineti i drejtorit të Përgjithshëm, është emeruar drejtor i Policisë Korçë.

Neritan Nallbati nga drejtor i Standardeve, është emeruar drejtor Policie në Berat.

Bledar Çeliku nga drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme, kalon drejtor Policie në Fier.

Andon Marku, ish-drejtor në Fier shkon, drejtor kufiri në Korçë.

Drejtor i kufirit Korçë, Arben Joca, shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.