Skip to content

EMRAT/ Futën mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen në doganën e Kapshticës 2 persona

Kapshtica1

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të cilët tentuan të fusin mallra kontrabandë nga Greqia, veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme.

Në pranga kanë rënë Apostol Petro dhe Olger Hoxha si dhe u sekuestruan veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë:

1- autobusin me drejtues shtetasin Olger  Hoxha, 48 vjeç, banues në Korçë;lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Femrat futen mallra kontrabande nga greqia arrestohen ne doganen e kapshtices 2 persona%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

2- automjetin me drejtues shtetasin Apostol Petro 54 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u gjetën veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shtetasit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.