Emiljan Lushi është arrestuar dhe Armaldo Kola është shpallur në kërkim, pasi janë kapur në flagrancë teksa po gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Intensifikohen kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gërryente me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve.

Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me drejtuesit qendrorë dhe vendorë, ndër të tjera edhe për krimet mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.

Për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Emiljan Lushi., 34 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamion dhe ekskavator), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, shtetasi Armaldo Kola., 32 vjeç, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re