Gjykata ka vendosur árrest me bùrg për tetë personat që vepronin si pjesë e grupit kríminal në fushën e tráfikut ndërkombëtar të drògës. Disa prej të árrestuarve janë identifikuar si: Julian Bejdollari, 43 vjeç; Aurel Kalari, 53 vjeç; Ilirjan Zaimi, 51 vjeç; Mariglen Duçellari, 65 vjeç; Kleo Bregu, 55 vjeç; Rexhino Muçaj, 25 vjeç; Alban Koshi, 53 vjeç; Orhan Duçellari, 46 vjeç;

Ndërkohë janë shpallur në kërkim Elton Hamza, 37 vjeç; Robert Myftari, 47 vjeç, të njohur ndryshe si “kokat e grupit”.

Dy ditë më parë, operacioni i Departamentit të Antimáfias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative çoi në árrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë. Mësohet se hetimet kanë nisur prej disa muajsh, dhe ka pasur një bashkëpunim dhe me SPAK për finalizimin e tij në Shqipëri.

Deri më tani në Shqipëri, nga Pòlicia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kríminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga pòlicia është zbuluar në një magazinë në Vlorë një gomone me dy motorrë të fuqishëm e cila dyshohet se përfitohej nga grupit kri.minal për transportin e dr.ogës, sipas burimeve ky grup ushtronte aktivitetin kri.minal në fushën e dr.ogës që prej vitit 2015.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re