Policia ka goditur një call center që mashtronte të huajt në mënyrë që të investonin në bursa fiktive. Pesë persona kanë rënë në pranga ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët janë pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gertin Qinami, 50 vjeç; Bajram Hoxha, 28 vjeç; Aldo Margjoni, 36 vjeç, Saimir Lita, 70 vjeç dhe Francesco Cecere, 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re