Pas dakordësisë me Partinë Socialiste për ngritjen e 2 nga 8 komisione hetimore, grupi i PD i përfaqësuar nga Sali Berisha ka zgjedhur anëtarët e këtyre komisioneve.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dijse se për komisionin hetimore për sistemin TIMS, kryetar do të jetë deputeti Ervin Salianji, ndërsa anëtarë do të jenë: Ramadan Lika, Lefter  Geshtenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baci dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa për komisionin hetimore për koncensionet në shëndetëso, kryetare do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë: Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Petrit Vasili ndërsa zëvendësues Ilda Dhori dhe Emilia Koliqi.

Pas kësaj, edhe PS ka zgjedhur dy nënkryetarët e saj.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se për komisionin hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, nënkryetar u zgjodh Plarent Ndreca, ndërsa për sistemin TIMS Toni Gogu.

Ndërsa për anëtarët e tjerë, nesër në seancë do të dalin emrat, pasi janë ende në fazë konsultimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re