Skip to content

Emrat/ Hidhet në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Ka nisur në Presidencë hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Deri tani, anëtare të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Fiona Papajorgji.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ervin Pup, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet Adnan Xholi, zëvendësues i KED nga KLP është Kujtim Luli.

Vijon…