Dy shtetase ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme (9 prill) në Tiranë.

Mësohet se shtetaset që kanë ndërruar jetë janë, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40-vjeç.

Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të mbidozës së ilaçeve.

Ata u gjetën pajetë në banesë nga shoqja e tyre mesditën e sotme, e cila më pas ka lajmëruar edhe policinë.

Mësohet se dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.

Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re