Emiljan Nika, drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, është kanosur përmes celularit për shkak të shembjes së një ndërtimi në zonën e Velipojës.

Policia ka arrestuar personin që e ka kanosur, shtetasin Viktor Marku, i cili ishte pronar i ndërtimit të shembur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, se 38-vjeçari e ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko