Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim tre persona, pas aksidentit në punë ku një i ri gjeti vdekjen. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Leon Ndici, Martin Biba dhe Loren Haxhia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të pa pajisur me dokumentacionin e duhur.

Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, shtetasi E. F..

NJOFTIMI

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë mëngjesin e djeshëm, për shtetasin E. F., 28 vjeç, i cili humbi jetën dyshohet si pasojë e rënies aksidentale, nga lartësia e pallatit ku po punonte, në Shëngjin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-L.N., 51 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;

-M.B., 51 vjeç, banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve;

-L.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur. Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, shtetasi E. F..

Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës së ndërtimit.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re