Skip to content

(EMRAT) I shpallur në kërkim prej tre vitesh, tentoi të trafikonte sasi të mëdha marijuane, arrestohet 1 person, në pranga dhe një bashkëpunëtor i tij në Shkodër

Ditën e sotme janë arrestuar 2 persona nga policia e Shkodrës.

Njëri prej tyre, 32 vjeçari Mervis Hysaj, ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2018 tentoi të trafikonte plot 93 kg të lëndës narkotike ‘marijuanë’.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër 22 vjeçar i quajtur Fabian Mezini, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, pasi të dy shtetasit janë kapur duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb