2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Poliçanit pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti.

Valter Kanani dhe Ruzhdi Zylali, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”, kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, shtetasin A. B., duke ia marrë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ndërkaq në tentativë për t’iu larguar policisë, ata e përplasën makinën e vjedhur me murin anësor të rrugës duke e dëmtuar. Ndërkaq ranë në prangat e policisë.

Njoftimi

I vodhën me dhunë automjetin, një shtetasi, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët.

Gjatë natës, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”, Poliçan, dy shtetas kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, shtetasin A. B., dhe pasi ia kanë marrë mjetin, janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë, pasi morën njoftim për rastin, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorëve, të cilët në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Valter Kanani , 36 vjeç, banues në Poliçan dhe Ruzhdi Zylali 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re