Publikohen detaje të reja pas vrasjes së 45 vjeçarit në zonën e ish Kënetës.
Sipas të dhënave policore, bëhet me dije se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, madje para vrasjes kishin qenë të ulur bashkë në lokalin e lagjes. Pikërisht aty, teksa pinin ka nisur një konflikt mes tyre.
Mësohet se ata nuk janë konfliktuar fizikisht, më pas autori Ndue Zefi 37-vjeç ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë kallashnikovin për të “larë hesapet”.
Ai i ka zënë pritë fqinjit të tij Martin Ndreca 45 vjeç dhe e ka qëlluar.
Mbi trupin e viktimës janë derdhur pesë plumba, zhurma e të cilave ka zgjuar gjithë lagjen. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur të pajetë 45-vjeçarin si dhe kanë lajmëruar më pas policinë.
Pas hetimeve blutë e Durrësit kanë mundur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Për momentin mbeten ende të paqarta motivet që e shtynë 37 vjeçarin të ekzekutonte me 5 plumba fqinjin e tij./BW