Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Shqipërisë. 44 vjeçari Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou është ekstraduar nga Greqia pasi akuzohet për ekzekutimin e dy shtetasve (babë e bir) në Elbasan, vepër të cilën e ka kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

44 vjeçari është arrestuar nga policia greke pas urdhër arrestit nga Interpol Tirana. Mdaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë me burg “Arrest në burg” për disa vepra penale. Në vitin 2012, 44-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person kanë vrarë me armë zjarri babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiraj.

Ndërsa 43 vjeçari Redi Dizdari u ekstradua nga Franca, pasi ështe dënuar me 5 vite burgim për shpërndarje droge në afërsi të shkollave.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë me qëllim ekstradimin pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re