Garë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i Përzgjedhjes kaloi në fazën e fundit 8 kandidatë, mes të cilëve edhe dy gra, të gjithë emra shumë të njohur në fushën e policisë.
Emri i parë është Aida Veizaj (HAJNAJ)
Hajnaj, ka qenë ish-Drejtore e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin. Në shkurt të 2018 ajo u bë numri 2 i Policisë së Shtetit duke u emëruar Zëvendësdrejtore Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Por vetëm pak muaj më pas Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi hetimet për Hajnajn, pasi ishte në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua. Në testim, konkurrentët kishin kopjuar (hetimi). Megjithatë, ajo vazhdon mban të jetë numri dy i policisë pas Ardi Veliut dhe tashmë është në garë për të marrë drejtimin e BKH, shkruan newsbomb.al.
Ardian Çipa, një emër gjithashtu shumë i njohur, me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.
Ardian Çipa është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë në Tetor 2013. Ka ushtruar detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit sikurse Shef i Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej vitit 2008; Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë 2009;Zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Elbasan 2007 – 2008;Specialist në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit 2006 – 2007;
Shef i Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë 2004 – 2006;Shef i Nënseksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë nr.3 Tiranë 2003 – 2004;Inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin nr.3 Tiranë 2000 – 2003;Inspektor i Policise Kriminale ne Komisariatin e Policise nr.1 Tirane 1999 – 2000.Ardian Çipa ka menaxhuar për një periudhë të konsiderueshme kohe të gjitha aktivitetet e strukturave kundër trafiqeve të paligjshme në nivel qendror të Policisë së Shtetit.Gjithashtu ka qënë i ngarkuar me hartimin e planeve vjetore dhe përcaktimin e objektivave në drejtim të parandalimit e luftës kundër trafiqeve të paligjshme, koordinimin ndërmjet strukturave vendore kundër trafiqeve të paligjshme, kryerjen e hetimeve për grupe apo individë të implikuar në trafiqe të paligjshme në aktivitete të ndryshme apo me shtrirjen e aktivitetit kriminal në nivel ndërkombëtar. Emri i tij duket të jetë një ndër pretendentët më të fortë për të marrë në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit.
Artur Beu
Një tjetër në listën e kandidatëve Artur Beu, i cili mban titullin doktor i shkencave. Oficer i Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Romë, gjithashtu me një karrierë të gjatë në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe grupeve kriminale që aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë dhe investojnë asetet këtu.Ai është edhe koordinator i projekteve të ndryshme të BE për hetimet transnacionale si IPA, SANCAS.
Ervin Hodaj
Edhe ky një emër jo pak i lakuar i cili ka mbajtur një pozicion mjaft të rëndësishëm në Polici.Hodaj u emërua në në 2015-ën drejtori i Policisë Vendore në Tiranë, post të cilin e mbajti derui më prill të 2017-ës.Ervin Hodaj është certifikuar nga Policia e Shtetit Për Shërbime të Dalluara.
Gentjan Shehaj
Shehaj nga mbajtur postin e drejtorit së policisë së Vlorës deri në mars të 2019-ës dhe tanimë synon, përballë kandidatëve të tjerë të marrë drejtimin e BKH-së.
Lindita Nushi
Ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës.Ajo u shkarkua në mars të 2019-ës ndërsa e mbante këtë detyrë që prej majit të vitit 2017.Vendimi për shkakarkimin e saj erdhi pasi u arrestuan 6 policët e kufirit në Durrës të përfshirë në skema ryshfeti, gjatë ushtrimit të detyrës.
Idajet Faskaj
Ish drejtori i Departamentit të Krimit të Organizuar në Policia e Shtetit, pozicion të cilin e mbajti vetëm një vit.Në mars të 2018-ës uke departamentit i krimit të organizuar u shkri dhe u krijua policia kriminale.Pas kësaj, Faskaj, u emërua drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare.Tanimë, edhe ai, synon postin e drejtorit të BKH.
Ylli Pjetërnikaj
Ylli Pjetërnikaj përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2014 dhe fillimisht u caktua prokuror në Tropojë. Më pas, në vitin 2016, u emërua në Prokurorinë e Tiranës.Në fillim të qershorit 2018, karriera e Pjetërnikajt shënoi kapërcimin më të madh, duke u caktuar drejtues i prokurorisë në qarkun më të madh Verior të Shqipërisë, Shkodrës.Prokurori Pjetërnikaj, është gjithashtu i përzgjedhuri për në fazën finale.Mbetet për t’u parë nëse do ia dalë të marrë kreun e BKH.
