Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Kabash-Poroçan, pranë fshatit Bardhan në Gramsh.

Sipas raportimeve, një kamion, me targa AA 661CN, ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Sipas njoftimit të policisë, për pasojë, ka ndërruar jetë Dëshira Hoxha, 43 vjeçe, me profesion inferemiere.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit Shaban Kotorri, 38 vjeç dhe mësuesja Albana Braçe.

Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re