Partisa Socialiste ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës nga Komisioni i Etikës, pas kaosit të krijuar në seancën e kaluar plenare.

Mazhoranca kërkoi masë disiplonore për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Ata i akuzuan se bllokuan foltoren dhe shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Gjithashtu shprehen se skenarët pengues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës kanë vijuan edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore më 26 Janar, duke bllokuar sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të uleshin në vendet e tyre.

“Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i’u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, pretendon mazhoranca.

 

Kërkesa e zbardhur e PS:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Situatat e bllokimit të veprimtarisë parlamentare vijojnë të jenë agjenda e deputetëve të opozitës. Prej muajsh tashmë ata bllokojnë çdo seancë plenare, komisionet e përhershme dhe të posaçme parlamentare, veprime këto të cilat janë në kundërshtim të rëndë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të njëjtat skenare bllokimi deputetë të caktuar të opozitës kanë përdorur dhe në seancën plenare të datës 25.01.2024, ku që në nisje ata zaptuan foltoren duke mos lejuar vijim normal të saj.

Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren.

Deputetët Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj. Ramadan Likaj. Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi, bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës, veprime këto në shkelje të nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit. Në këto kushte aspak normale Kryetarja e Kuvendit u detyrua të kalonte menjëherë në procesin e votimit.

Skenarët pengues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore të datës 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të uleshin në vendet e tyre.

Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i’u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht.

E nderuar znj. Kryetare, edhe pas marrjes së masave disiplinore të herë pas hershme, deputetët e opozitës vijojnë të përsërisin të njëjtat veprime penguese dhe bllokuese si të zhvillimit të seancave plenare ashtu edhe të komisioneve parlamentare.

Nisur nga sa më sipër në mbështetje të Rregullores së Kuvendit; neni 63, pika 1 gërma d), dhe neni 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 gërma c) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe në mbështetje të nenit 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja. Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi. Ervin Salianji. Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj. Ramadan Likaj, Kastriot Piroli. Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi, sipas nenit 65/1 Të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re