Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 shtetas që shpërndanin doza kanabis në qytetin verior.

Në banesën e njërit prej të arrestuarv, Policia gjeti një pjesë të kanabisit, armët dhe municionin.

Të arrestuarit janë shtetasit: Brendon Bajrami., 22 vjeç, Franc Marku, 21 vjeç, Esad Hoxha., 21 vjeç dhe Kristian Verri, 22 vjeç, banues në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Mësohet  se shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

hkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia e fundit”, sekuestrohen sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë zjarri, 1 armë gjahu (çifte) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 4 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në qytetin e Shkodrës.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Policia gjeti një pjesë të kanabisit, armët dhe municionin luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia e fundit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 22 vjeç, F. M., 21 vjeç, E. H., 21 vjeç dhe K. V., 22 vjeç, banues në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re