Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik, kur për pasojë ka mbetur i plagosur 32-vjeçari, Genti Dulaj.

Sipas njoftimi të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu raportohet se policia është vënë në ndjekje të autorit, Mirush Hasa.

Njoftimi i policisë:

Koplik/Informacion paraprak

Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re