Skip to content

EMRAT/ Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes në mes të Vlorës, ZBARDHET dinamika e plagosjes

900 0 1753726681xsdf 357 1

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë!

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit.

Autori Shkëmbor Skënderaj ka hyrë brenda berberhanes ku ndodhej 25-vjeçari Margarit Shakaj dhe e ka goditur atë me thikë në kraharor.

Pas sulmit, ai ka hedhur thikën në trotuar dhe është larguar me vrap nëpër lagje. Deri tani, policia ende nuk ka arritur ta kapë.

Shkaqet dhe rrethanat e sherrit janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Shkëmbor Skënderaj, ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.