Dy vëllezër janë sulmuar në Thumanë nga dy persona, të cilët mësohet se janë nga Nikla.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, teksa në konflikt janë përfshirë vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja.

Shkak për këtë konflikt, dyshohet se është gurorja në fshatin Borizanë. Dy vëllezerit Maja kanë denoncuar pak kohë më parë për shperthimet në këtë gurore, që sipas tyre kanë dëmtuar edhe banesat.

Dy vëllezërit jane dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re