Janë identifikuar dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj, që ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se personat e shpallur në kërkim janë Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj.

Mësohet se të dy këta persona kanë qenë në makinë së bashku me 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia, ndërsa në mjet u gjet dhe arma e përdorur në vrasjen e Gjikajt.

Sakaq Policia ka shoqëruar më shumë se dhjetë persona, që mund të kenë parë skenën e krimit, dhe të kenë dijeni për vrasjen, dhe janë kryer kontrolle në disa banesa me qëllim kapjen e autorëve.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kishin fiksuar dhe momentin e vrasjes, kanë ndihmuar policinë që të bjerë në gjurmët e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re