Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë.
Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët.
Paraprakisht Preng Simoni dhe Kolë Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm.
Të dy janë qëllur në një Kodër pranë fshatit Lalm i Vjetër, në Lezhë. Zona ku ka ndodhur krimi është me terren malor dhe shumë larg banesave.
Policia ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë.
