Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përzgjedhur katër emrat që do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se katër kandidatët janë:

1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj

Njoftimi i plotë

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së
E enjte 27.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 (tetë) kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 (katër) kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj

Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re