Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku nënë dhe bijë janë gjetur të pajeta në një apartament në Kombinat.

Sipas policisë, pasi kanë shkuar në banesë, kanë gjetur pa shenja jete mamin dhe të bijën dhe vajzën tjetër në gjendje të rëndë, ndërkohë që po sipas bluve dyshohet se janë vetëflijuar.

Faxweb mëson se të pajeta në banesë janë gjetur shtetësja Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht sipas fqinjëve dyshohet se familja besonte në një sekt fetar, ku besonin tek ringjallja pas flijimit, pasi janë “Dëshmitare të Jehovait”. Të treja jetonin së bashku, ndërkohë që kryefamiljari kishte ndërruar jetë kohë më parë, mëson Faxweb.al.

Njoftimi i policisë: Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re