Emrat-Lejuan ndërtimin e një pallati pa leje/ Arrestohen 2 inspektorë të IMT, në kërkim pronari i hotelit

arretsim.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vijon operacioni policor i koduar “Llixha” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

 

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

 

Në pranga u viunë shtetasit – Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

– Indrit Çekrezi., 33 vjeç, Xhoi Pullumbi 23 vjeç, Kristo Gjyla, 35 vjeç, Albion Dedja, 39 vjeç, Shkëlqim Vlashi., 35 vjeç dhe Kledis Muça, , 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë