Skip to content

EMRAT/ Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te ‘Hani i Hotit’, në pranga 3 policë dhe 1 doganier

1721744911 haniihotit

Agjencia e Mbikëqyrhes policore ka arrestuar 3 policë dhe 1 doganier të pikës kufitare “Hani i Hotit” pasi në vitin 2023 lejuan kalimin e një kamioni me 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Ata janë Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj dhe Selami Ethemi.

NJOFTIMI I AMP:

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.