Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e mërkurë, është marrë vendimi për lirimin nga detyra të Prefetkti të Qarkut të Fierit Lefter Shehaj.

Shehaj ishte emëruar në detyrën e Prefektit të Qarkut të Fierit në 3 Dhjetor të vitit 2021.

Në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re