Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër rast të mashtrimit me anë të qendrave call center, në “Rrugën e Barikadave”, në Tiranë. Si pasojë janë arrestuar dy administratorë të këtij call center, Saimir Blini, Martin Baçi, si dhe proceduar në gjendje të lirë 7 persona që punonin si operatorë. Ata komunikonin me shtetas të huaj dhe i bindin të investonin në bursa fiktive, duke marrë prej tyre shuma të mëdha parash.

“Shtetasit S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex”, njofton policia.    

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.//

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re