40 kandidatë, mes tyre vetëm 7 gra kanë aplikuar për të qënë pjesë e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lista me gjithë emrat e kandidatëve është publikuar në faqen zyrtare të Prokuorisë së Posaçme.

Në një njoftim për mediat, kreu i SPAK  Arben Kraja bën me dije se ditën e hënë do të shpallen edhe emrat që do të kalojnë me sukses fazën e parë.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji  Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”).

Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes,”-shkruhet në njoftim.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së:

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ajas Gjeta

Arben Karkini

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Bardhi Koçi

Blerina Bajollari

Blerta Dervishi

Bujar Madani

Dritan Osmani

Edmond Kasmi

Eduart Merkaj

Endri Hoxha

Enver Levani

Ervin Hodaj

Ervin Hoxha

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Gjovalin Ulndreaj

Haris Ngjeqari

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Krenar Ahmeti

Kristaq Dashi

Lindita Nushi

Mimoza Haxhihyseni

Pal Shkambi

Pëllumb Seferi

Petrit Imeraj

Rekela Ismaili

Sabri Hoxha

Saimir Shehri

Xhabir Zejnuni

Ylli Pjetërnikaj

Zef Preçi

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada Amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja.

Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re