Një krim është parandaluar në Vlorë. Policia ka vënë në pranga dy anëtarë të rrezikshëm të bandave kriminale, të cilët u kapën me dy pistoleta të gatshme për qitje. Dy personat me precedent të theksuar kriminal, u kapën me armë zjarri “Glock” dhe “TT”, në ambientet e një lokali në Vlorë.

 

Së bashku me ta, u arrestuar dhe 4 të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

 

Në pranga ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

 

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të  mëtejshme.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko