News 24 ka publikuar detaje të reja nga shpërthimi i bombolës së gazit në biznesin e byrektoreve, në Yzberisht të Tiranës.

Duke raportuar nga vendngjarja, gazetarja Bezat tregon momentet e tmerrshme të shpërthimit në byrektore, ku janë lënduar pronarja Ardjana Mesi dhe bashkëpronarja Klodiana Simeci.

Dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pronarja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1DHGiHin7fI]
Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë këqyrjen e bombolave të gazit, që ishin me madhësi 20 litra. Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë edhe ekspertët e ISHTI-it, për të parë nëse bombolat ishin jashtë funksionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re