Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës, kanë dalë këtë të shtunë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Janw publikuar pamjet, ku shihen të arrestuarit Arben Cara, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, që presin për masën.
Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej gjashtë mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.
Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiri./Balkan Web