Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë te Shkalla e Tujanit, ku humbën jetën dy persona. Mësohet se dy të vdekurit janë, një djalë 35 vjeç, i identifikuar si Marsel Tefa dhe Egla Celami, 29-vjeçe.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe”, njofton policia.

Lexo edhe :Related Posts

Në një njoftim bëhet me dije se si pasojë e përplasjes njëra nga makinat ra në humnerë dhe dy personat që ishin në këtë automjet humbën jetën.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re