Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 34-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e abortit.

Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj ishte nënë e dy fëmjëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun Arben Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin Behar Gjevori, 60-vjeç.

Kujtojmë se e reja është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re