Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendos për largimin e disa nga drejtuesit në komisione parlamentare, kryesisht mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese në komisionet parlamentare, mbështetësit e Berishës, të cilët i përjashtoi dhe disa prej tyre i pezulloi nga partia.

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma, zëvendëson Albana Vokshin.

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka – zëvendëson Agron Gjekmarkaj

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi – zëvendëson Oerd Bylykbashin

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) – zëvendëson Belind Këlliçi

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) –Enkelejd Alibeaj

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re