Mesditën e sotme prokurorë dhe avokatë, janë përballur në Gjykatën e Posaçme me dy përfaqësuesit e akuzës, të cilët parashtruan disa kërkesa, mes të cilëve dhe një kërkesë për thirrjen si dëshmitarë të rreth 40 personave që do rrëfehen në gjyqin kundër Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, Denis Brajoviç dhe Edmond Prekës.

Këta persona mes të cilëve dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohen nga SPAK se kanë vepruar si një grup kriminal, duke kryer vrasjen e Gjin Boriçit, mëngjesin e 8 Gushtit 2020 në Shkodër.

Për të provuar krimin, SPAK ka shprehur dëshirën të thërrasë në gjykatë si dëshmitarë rreth 40 persona, mes të cilëve janë e dashura e viktimës Gjin Boriçi.

Sipas dosjes hetimore, e dashura është personi i fundit që ka komunikuar me Gjin Boriçin. Ky komunikim është bërë përmes telefonit dhe nga këqyrja e aparatit të saj del që ajo ka biseduar me të dashurin Gjin Ndoj alias Boriçi.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se vajza do thirret si dëshmitare dhe do pyetet nëse i dashuri i saj ka pasur shqetësime dhe rreth mësimit të lajmit për vrasjen e tij.

Një tjetër dëshmitar është, Nuredin Dumani, i cili në këtë dosje është person nën hetim pasi akuzohet se ka “Siguruar kushtet për të kryer vrasjen” e Dorjan Dulit.

Nuredin Dumani, tashmë i kthyer në bashkëpuntor i SPAK ka pranuar se është kontraktuar nga Behar Bajri dhe Bardhyl Mavraj me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit.

Por qëllimi i SPAK me dëshminë e Dumanit, është të provojë kodet e komunikimeve që ka pasur me Behar Bajrin dhe Bardhyl Mavraj, kode me të cilët Bajri, ka kryer biseda dhe në rastin e vrasjes së Gjin Boriçit.

Mes emrave të tjerë për të dëshmuar është dhe Jozi Kraja alias Ndoj,i cili rezulton të jetë vëllai i viktimës Gjin Ndoj alias Boriçit.

Aktualisht Jozi Kraja, ndodhet i izoluar në burg pasi akuzohet për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Lista e dëshmitarëve vijon me emra të tjerë: Kleant Musabelliu, Enver Sylejmani, Adem Cemurati, Vatë Betaj, Hysen Podgorica, Eliseo Berberi, Gasper Kokaj (dekan në Universitetin e Shkodrës), Kristjan Kokaj (djali i Dekanit), Kolec Marku, Nikollë Marku, Emanuel Marku dhe persona të tjerë.

Vrasja e Gjin Boriçit

Vrasja e Gjin Boriçit është kryer në mbrëmjen e 9 Gushtit 2020, ndërsa si organizatorë dhe autorë të vrasjes janë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Ervis Martinaj dhe Denis Brajoviçi.

Ndërkohë vetëm njëri prej tyre është mundur të kapet, i cili rezulton të jetë biznesmeni dhe investitori strategjik, Pëllumb Gjoka.

Për vrasjen e Boriçit sipas bisedave të përgjuara në aplikacionet “Sky dhe “Enco” besohet se janë paguar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.

Pjesa nga përgjimet para vrasjes

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon? Në orën 18:11?

Behari i shkruan, nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.

Pëllumbi i shkruan, Ok vëlla.

Behari i kërkon që, fol me “Benin” dhe të gjej një vend ku të lënë një makinë “pune” sonte sepse s’kanë ku ta lënë.

Pëllumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?

Behari i shkruan që, sonte a mundet me lënë një makinë pune, a mundet ma e lënë se s’kam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht.

Pëllumbi i shkruan, vëlla nuk ka “Sky” ai. Ok po e pyes dhe të them. Ai është tek lokal, apo shkon aty? ESHOP.

Behari i shkruan, mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardhur për Shkodër.

Në orën 19.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet nëse je në Shëngjin sepse pash BMË në xhiro.

Gjithashtu ai i tregon që ke FNSH në xhiro dhe të bëj kujdes Në orën 20.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Ky i fundit i tregon që, sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin, sepse tani kanë ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon “gjelin”.

Në orën 23.59, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka, Behari i shkruan që, sot kemi për të kryer një punë dhe Edmond Preka shprehet duke i thënë “Ishalla, don zoti”.

Me datë 09.08.2020, në orën 00.02 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i kërkon Edmond Prekes, a ke mundësi me mi pru ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravice, se po kryejnë punë, se vijnë ne këmbë tek ura.

Edmondi i shprehet që, unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij.

Behari i shprehet që, mos shkruaj atij se e rregulloj vete

Edmondi i tregon që, me dal aty duhet fouristrade, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël por është një rrugë tjetër qe i bihet nga Trushi

Behari e pyet, a kemi si ta bëjmë që mos ta djegim makinën, se me ë makinën nuk ka kush mi merr kete jam duke mëndu.

Edmondi shprehet që, jam në Korçë se po te isha aty do i kisha marr dhe i kisha çuar tek shtëpia

A ti them “Zegos” sepse ai është si un edhe ju del para.

Behari e pyet, a ka “Zeqoja” me të shkruar (telefon Sky).

Edmondi i shprehet që, po i them “Zegos” që të shkoj ta marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruan direkt me të.

Në orën 00.30 Edmondi i tregon që, ai shoku ishte në gjumë dhe a të vij “Zeqo” për Tiranë të flas nga afër sepse ska me të shkruajtme.

Behari i shprehet që Zeqo vetëm le të pres tek ura, kur ulesh poshtë, aty ku u hasa unë me  X5-n është dy minuta larg prej shtëpisë së shokut në katund. Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

Behari i shkruan që, do të marri dy veta.

Edmondi e pyet nëse do të marri makinë.

Behari i tregon që, makinën do ta bin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm kto dy, ti mbaj brenda diku.

Edmondi shkruan, ok vëlla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re